Sonila Bejtja është cakuar nga shorti si gjyqtarja relatore që do të shqyrtojë ankimin e Veliajt në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të qeverisë për ta shkarkuar nga posti i kryebashkiakut të Tiranës.
Shorti për zgjedhjen e relatores së çështjes është hedhur me shpejtësi, vetëm 3 orë pas depozitimit të ankimit të Veliajt.
Në kërkesën e dorëzuar nga Veliaj pretendohet se shkarkimi i tij është i paligjshëm dhe se shkel autonominë vendore. Deri në një vendim të gjykatës Kushtetuese pezullohen zgjedhjet e parakohshme për bashkinë e Tiranës. Versus.al







