
Gjykata Kushtetuese ka publikuar arsyetimin e vendimit të datës 8 prill, me të cilin rrëzoi kërkesën e ish-Presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Sipas vendimit, pesë nga tetë gjyqtarët votuan kundër kërkesës, duke lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj tij.
Në të njëjtën kohë, gjyqtaret Marjana Semini dhe Marsida Xhaferllari votuan pro pranimit të kërkesës, ndërsa gjyqtarja Sonila Bejtja paraqiti një mendim të veçantë në favor të pretendimeve të Metës.
Në argumentimin e saj, Gjykata Kushtetuese vlerëson se organet e drejtësisë disponojnë prova dhe të dhëna të mjaftueshme që krijojnë dyshim të arsyeshëm se Meta mund të ketë kryer veprat penale për të cilat po hetohet. Për këtë arsye, gjykata nuk konstatoi shkelje kushtetuese në vendimet që kanë lënë në fuqi masën e “arrest me burg”.Versus.al

