POLITIKË /

Vetëm 26 vjeç! Zegjine Çaushi mund Bardhin në Fier, zgjidhet deputete e Kuvendit të Shqipërisë

Si kandidate e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, ajo renditej e dyta në listë dhe ka siguruar një mandat deputeteje, duke u bërë një nga figurat më të spikatura të këtyre zgjedhjeve, sidomos për përplasjet me Gazmend Bardhin, i cili drejtoi Qarkun e Fier, si përfaqësues politik i PD.

Shkruar nga Versus

 

Vetëm 26 vjeç! Zegjine Çaushi mund Bardhin në Fier,

Zegjine Çaushi është zgjedhur deputete në Kuvendin e Shqipërisë. Si kandidate e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, ajo renditej e dyta në listë dhe ka siguruar një mandat deputeteje, duke u bërë një nga figurat më të spikatura të këtyre zgjedhjeve, sidomos për përplasjet me Gazmend Bardhin, i cili drejtoi Qarkun e Fier, si përfaqësues politik i PD.

Zegjine Çaushi është veçanërisht e njohur për praninë e saj aktive në rrjetet sociale, ku ka fituar popullaritet të gjerë përmes fushatës së saj dinamike dhe komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët. Ajo është konsideruar si një nga kandidatet më virale të PS-së në nivel kombëtar. 

Në deklaratat e saj publike, Çaushi është shprehur se do të jetë një zë i fortë për të rinjtë, gratë dhe komunitetet rurale në Kuvend, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit të denjë dhe të guximshëm./Versus.al

Poll