POLITIKË /

VIDEO/ ‘Pse e veshur me të zeza’, Monika Kryemadhi batuta me gazetarët teksa paraqitet në SPAK: Do ua them pastaj

E pyetur për veshjen e saj tërësisht në të zeza, ajo u përgjigj me humor: "Nuk është se kam ndonjë gjë të keqe, por do ua them pastaj", duke shtuar se sqarimet do t’i jepte pas daljes nga prokuroria.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ ‘Pse e veshur me të zeza’, Monika Kryemadhi batuta me

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për të zbatuar masën e sigurisë "detyrim paraqitje", të vendosur ndaj saj në kuadër të një hetimi penal.

Gjatë hyrjes në institucion, Kryemadhi u shpreh për gazetarët se orari i saj ishte shtyrë me një orë, ndërsa nuk munguan edhe batutat nga ana e saj.

E pyetur për veshjen e saj tërësisht në të zeza, ajo u përgjigj me humor: "Nuk është se kam ndonjë gjë të keqe, por do ua them pastaj", duke shtuar se sqarimet do t’i jepte pas daljes nga prokuroria.

Kryemadhi është nën hetim nga SPAK për tre akuza: pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të pasurisë. Këto akuza lidhen me çështjen e njohur si “dosja CEZ-DIA” dhe lobimet e ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për të njëjtën çështje është duke u hetuar edhe ish-presidenti dhe ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” dhe aktualisht ndodhet në qeli.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: