Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e diel takimin me shqiptarët në Londër, në kuadër të turit të diasporës. Takimi do të zhvillohet në orën 12:00 me orën lokale. Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale nga salla ku nesër në Londër do takohet me shqiptarët e Anglisë.
Rama shkruan ‘Gati shqipe, ready to go! Mirutakofshim nesër!’ Kryeministri nesër do të vijojë turin e radhës me diasporën në Londër në këtë sallë.
Ky është takimi radhës me diasporën, ndërsa për herë të parë në zgjedhjet 2025 i është i hapur rruga edhe votës së emigrantëve.
Më herët, kryesocialisti Rama ka zhvilluar takime me shqiptarët në Selanik e Athinë, në Itali si edhe në SHBA.