POLITIKË /

Vota e Greqisë "pezull"! KQZ përjashton vëzhguesit politikë nga Parku Olimpik

Ndërkohë, për shkak të interesit të lartë dhe fluksit të madh të pranishmëve në Parkun Olimpik, ku po zhvillohet procesi i numërimit, KQZ ka vendosur të revokojë të gjithë vëzhguesit politikë nga ky vend. Përjashtim bëjnë vetëm vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët do të vijojnë të jenë të pranishëm.

Shkruar nga Versus

 

Vota e Greqisë "pezull"! KQZ përjashton vëzhguesit

Mbi 53 mijë zarfe të ardhura nga Greqia mbeten të panumëruara, duke u kthyer në çështjen më të ndjeshme të procesit zgjedhor të diasporës. Aktualisht, të gjitha këto vota ndodhen të ndara veçmas, në pritje të një vendimi të qartë institucional.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se do të mblidhet nesër në orën 09:30, për të marrë një vendim përfundimtar mbi mënyrën e numërimit dhe vlerësimit të votave të ardhura nga Greqia, pas polemikave të ngritura nga partitë politike.

Vota e Greqisë "pezull"! KQZ përjashton vëzhguesit

 

Ndërkohë, për shkak të interesit të lartë dhe fluksit të madh të pranishmëve në Parkun Olimpik, ku po zhvillohet procesi i numërimit, KQZ ka vendosur të revokojë të gjithë vëzhguesit politikë nga ky vend. Përjashtim bëjnë vetëm vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët do të vijojnë të jenë të pranishëm.

Kjo masë synon të shmangë tensionet dhe përplasjet në një proces që tashmë ka marrë përmasa të ndjeshme politike dhe mediatike. /Versus.al/

Tags:

kqz

Poll