POLITIKË /

Votimi në Këshillin Kombëtar, Noka, Bardhi e Gjekmarkaj rikonfirmohen në kupolën e PD! 2 nënkryetarë të rinj

Shkruar nga Versus

Votimi në Këshillin Kombëtar, Noka, Bardhi e Gjekmarkaj

Gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, Këshilli Kombëtar i PD përfundoi votimin për zgjedhjen e sekretarit të ri të përgjithshëm dhe nënkryetarëve të partisë. Ashtu siç edhe pritej, Flamur Noka është rikonfirmuar si Sekretar i Përgjithshëm duke fituar 184 vota përballë Saimir Korreshit që mori vetëm 84 vota.

Në nisje të mbledhjes pati debate mes anëtares Ilirjana Kuçana dhe Berishës pasi ajo pretendonte për shkelje të statutit.

Sa i takon pozicioneve të tjera, Gazment Bardhi u rikonfirmua si kryetar i grupit parlamentar dhe Agron Gjekmarkaj si nënkryetar. Emrave të tyre u bashkohen Belind Këlliçi që ka mundur Luçiano Boçin duke marrë 177 vota, Nikola Kedhi si përfaqësues i të rinjve dhe Erisa Bajaziti si përfaqësuese e diasporës.

Rezultatet e votimeve:

Sekretar i Përgjithshëm
Flamur Noka: 184 vota
Saimir Korreshi: 84 vota

Sekretar Organizativ
Klevis Balliu

Sekretar për Burimet Njerëzore
Andi Mustafaj

Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore
Marash Logu

Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun
Viola Kapedani

Sekretare për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile
Eva Metaj

Sekretare për Integrimin Evropian
Fjoralba Dizdari

Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën
Ethem Aga

Sekretar për Dixhitalizimin
Etion Kapedani

Sekretar për Infrastrukturën dhe Territorin
Gentian Kaprata

Sekretare për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit
Endira Bushati

Sekretar për të Drejtat e Njeriut
Franc Nuri

Sekretar për të Përndjekurit Politikë
Shkëlqim Lepenica

Sekretar për Pushtetin Lokal
Ylli Asllani

Sekretar për Aksionin Qytetar
Erges Eskiu

Nënkryetar
Belind Këlliçi 177 vota
Luçiano Boçi 113 vota

Nënkryetar
Jonathan Pano 101 vota
Nikola Kedhi 174 vota

Nënkryetar
Besa Manaj 69 vota
Erisa Bajaziti 193 vota

Komisioni i Apelimit
Adriana Kalaja
Besart Logu
Shaqir Manjani
Suina Asllanaj
Gentian Koçi. Versus.al

Poll