AKTUALITET /

Zjarri përfshin pallatin në Elbasan, MSH konfirmon vd*kjen e të moshuarës: Mes banorëve të asfiksuar dhe fëmijë

Sipas të dhënave paraprake, 8 persona, mes tyre një fëmijë, po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan.

Shkruar nga Versus

Zjarri përfshin pallatin në Elbasan, MSH konfirmon vd*kjen e të

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka informuar se nga shpërthimi në një pallat banimi në qytetin e Elbasanit,  ka humbur jetën një 82-vjeçare, i cili është gjetur i pajetë në vendngjarje.

Sipas të dhënave paraprake, 8 persona, mes tyre një fëmijë, po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan.

Ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri të plotë, ndërsa Spitali Rajonal Elbasan ka mobilizuar kapacitetet e nevojshme për trajtimin dhe monitorimin e gjendjes shëndetësore të personave të lënduar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në koordinim me strukturat përkatëse, po ndjek nga afër situatën për të garantuar ofrimin në kohë të kujdesit të nevojshëm shëndetësor. Informacioni mbi gjendjen shëndetësore të pacientëve do të përditësohet në vijim, bazuar në vlerësimet e ekipeve mjekësore.

Poll