
FRANCË-Një incident diplomatik u shmang për pak kur, në ditën e dytë të vizitës së delegacionit kinez, "ëmbëlsira ruse" u hoq nga menyja në darkën e shtruar për presidentin Xi Jinping nga kolegu i tij francez Emmanuel Marcon, raportojnë mediat franceze.
Darka është mbajtur në ambientin e restorantit, i cili është sa “intim” dhe “i këndshëm”, dhe i përket një miku të presidentit francez. “Ambjenti ideal për të diskutuar tema të dhimbshme, përfshirë luftën në Ukrainë”, por jo çdo gjë shkoi si duhet. Pas mezeve dhe supës tradicionale pirenease, shpatullave të qengjit me proshutë, pjatave me fasule dhe kërpudha porcini, si dhe djathrave, do të shërbehej "ëmbëlsira ruse".
hefi fillimisht kishte planifikuar të shërbente një pastë të përbërë nga një biskotë bajame dhe pastë praline, të quajtur "rusi". Kjo tortë nga Oloron-Sainte-Marie e ka marrë emrin nga receta e cila, sipas legjendës, erdhi nga Krimea. Pamja e saj e mbuluar me sheqer pluhur të kujton gjithashtu fushat me dëborë të Rusisë.
Nisur nga konteksti aktual diplomatik, zgjedhja e kësaj ëmbëlsire dhe simboli që ajo merr nuk u konsiderua “e përshtatshme” nga Elysee, e cila preferoi ta zëvendësonte me një tortë boronicë. Po aq e mirë, dhe më konsensuale./ZËRI







