Live Updates /

"Taksa për qiratë afatshkurta dhe apartamentet bosh", Malaj për buxhetin 2027: TVSH për bizneset me 5 mln lekë xhir, s'ka kosto administrative

*Ministri i Financave, Petrit Malaj raportoi sot në komisionin e Ekonomisë mbi projektbuxhetin e vitit 2027 ku iu përgjigj disa prej pyetjeve të deputetëve. *Për uljen e TVSH-së për ushqimet, Malaj tha se buxheti i shtetit dilte me humbje, por kjo masë është ndërmarrë me qëllim lehtësimin e konsumatorëve, ndërsa shtoi se lista me produktet që do të kenë ulje çmimesh do jetë e plotë brenda muajit dhjetor. *Ndërsa për taksën e qarkullimit, përsa u takon makinave elektrike, ministri tha se taksa prej 15 mijë lekësh në vit është mëse e drejtë pasi këto makina po përdorin të njëjtëin infrastrukturë si ato me motor djegës. *Për apartamentet bosh, Malaj tha se do të ketë taksa dhe e njëjta gjë do të ndodhë me ata që japin me qira të përkohshme. Lidhur me shtimin e bizneseve me 5 mln lekë xhiro vjetore në skemën e TVSH, Malaj tha se nuk do ketë kosto administrative.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
1 JAVE ME PARE

“Edhe ata me qira afatshkurtër do paguajnë taksa”, Malaj: Taksohen dhe ata me apartamente bosh

"Taksa për qiratë afatshkurta dhe apartamentet bosh", Malaj

Në vazhdën e prezantimit të detajeve nga projektbuxheti për vitin 2027, ministri i Financave Petrit Malaj foli për ndikimin që do të kenë taksat përsa i takon strehimit.

Ai tha se do të ketë taksë për apartamentet që janë bosh dhe për ato që jepen me qira afatskurtër. 

“Edhe në ligjin për taksat vendore do të vendosim një taksë për apartamentet që janë bosh dhe do të jetë i detyruar ose ta deklarojë që e jep me qira afatshkurtër, ose do ta deklarojë bosh dhe do të paguajë taksën mbi pronën. Po punojmë me disa mekanizma”, tha Malaj.

Përsa i takon TVSH-së së ushqimeve, Malaj tha se në dhjetor të këtij viti do të jetë gati lista me produktet e shportës të cilat pësojnë ulje çmimesh. Ndërsa tha se buxheti i shtetit del me humbje pas uljes së TVSH për ushqimet nga 20% në 6%. Versus.al

1 JAVE ME PARE

Bizneset me mbi 5 mln lekë xhiro në vit do tatohen, ministri: S’ka kosto administrative

"Taksa për qiratë afatshkurta dhe apartamentet bosh", Malaj

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi në Komisionin e Ekonomisë se duke nisur nga janari i vitit 2027, bizneset të cilat e kalojnë pragun prej 5 milionë lekësh në vit do të paguajnë TVSH, ndryshe nga 10 milionë që është aktualisht. Sipas ministrit, kjo masë nuk do ketë kosto administrative dhe synon shmangien tatimore dhe pritet të sjellë 4.5 miliardë lekë në buxhet.

Braçe: Sa është shmangia tatimore që është bërë nga pragu i  TVSH-së 10 mln lekë?

Malaj: Ka pasur raste të shkeljeve në bazë të kontrolleve të ushtruara nga tatime, duke qenë se fasha është e lartë krijonte hapësira për shmangie tatimore. Kemi llogaritur që në buxhet do të vijnë 4.5 miliardë lekë vetëm nga ulja e TVSH-së.

Braçe: Sa janë kostot e biznesit të vogël që futet në TVSH?

Malaj: Administrata tatimore i kanë ndërtuar modulet, që të minimizoje kostot për këto biznese. S’do kenë kosto për softuerë do të ofrohet nga administrata tatimore. sa i takon përllogaritjes së TVSH-së këtë e mundëson vetë sistemi i fiskalizimit. Nuk do të ketë kosto administrative. Versus.al

1 JAVE ME PARE

Taksa e qarkullimit 15 mijë lekë për makinat elektrike, Malaj: E drejtë, përdorin të njëjtat rrugë si automjetet e tjera

"Taksa për qiratë afatshkurta dhe apartamentet bosh", Malaj
Ministri i Financave, Petrit Malaj

Ministri i Financave, Petrit Malaj ishte i pranishëm sot në komisionin për Ekonominë ku foli lidhur me detajet për projektbuxhetin 2027 duke u ndalur në disa pika të caktuara. Sa i takon taksës së qarkullimit e cila për automjetet elektrike do jetë 16 mijë lekë të reja në vit, Malaj tha se është e drejtë që edhe ato të paguajnë për shkak se përdorin të njëjtën infrastrukturë si automjetet me naftë e benzinë.

“Përsa i përket pjesës së taksës së qarkullimit që do aplikohet edhe tek mjetet elektrike. E para më duhet të them se ka një ndryshim shumë të madh të numrit të këtyre mjeteve në 5 vjeçarit të fundit. Ka pothuajse trefishim. Duke qenë se këto mjete elektrike amortizojnë ose konsumojnë të njëjtën infrastrukturë si mjetet me motor djegës, është mëse e drejtë që edhe këto mjete të paguajnë taksë qarkullimi”- u shpreh Malaj duke shtuar se qeveria vijon të mbajë lehtësira fiskale për këto mjete duke mos paguar taksa në importin e tyre. Versus.al

Poll