AKTUALITET /

E qëlluan me armë zjarri dhe thikë, zbardhet vr*sja e ish-minatorit në Bulqizë. Arrestohen gruaja dhe djali

Shkruar nga Versus

E qëlluan me armë zjarri dhe thikë, zbardhet vr*sja e

Zbardhet vrasja e Urim Fikut, 61 vjeç, në fshatin Godvi, Bulqizë, ku fillimisht u raportua se kishte humbur jetën pas sulmit nga një kafshë e egër.

Plicia njofton se ka arrestuar Gazmir dhe Sadete Fiku, djali dhe gruaja e viktimës Urim Fiku në Bulqizë.

Dyshohet se ata kanë fshehur armën e krimit.

"Më datë 04.11.2026, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, pas një hetimi intensiv, u bë i mundur dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më datë 03.11.2026, në fshatin Godvi, Bulqizë.

Fillimisht, familjarët e shtetasit U. F. raportuan se ai kishte humbur jetën si pasojë e sulmit nga një kafshë e egër (ari), por nga hetimet e kryera dhe ekzaminimet mjekoligjore rezultoi se ky shtetas ishte vrarë me armë zjarri.

Në vijim të veprimeve hetimore, u bë ndalimi i shtetasve:

* S. F., 57 vjeçe;

* G. F., 33 vjeç;

të dy banues në fshatin Godvi (përkatësisht bashkëshortja dhe djali i shtetasit U. F.).

Ndalimi i tyre u bë pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri dhe mjete të forta prerëse shtetasin U. F.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, model 54, me fishekë, si dhe një gëzhojë pistolete, e gjetur në oborrin e banesës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim./Versus.al

 

 

Poll