AKTUALITET /

Tentoi të vriste një person në Greqi, shqiptari arrestohet në Francë (EMRI)

Shkruar nga Versus
Tentoi të vriste një person në Greqi, shqiptari arrestohet

GREQI-Dritan Reka, 39 vjeç, është arrestuar në Lion të Francës pas një urdhri europian arresti të lëshuar nga autoritetet greke në 29 mars 2024 për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”, shkruajnë mediat e huaja. 

Ngjarja ka ndodhur në 10 shtator 2023 në Petroupoli të Athinës ku është tentuar të vritet shtetasi Konstantino Fotopoulo, 34 vjeç, qitës profesionist i Marinës Ushtarake greke. Të shtënat u raportuan jashtë lokalit të natës “Mylos Club” në Petroupoli të Athinës.

Reka fillimisht ka debatuar me Fotopoulon dhe më pas është larguar por duke u rikthyer pas disa sekondash sërish. Në këtë moment ka nxjerrë nga brezi një pistoletë dhe ka hapur zjarr ndaj shtetasit grek duke marrë qëndrim qitësi përmes vendosjes së njërit gju në shesh dhe shënjestrimit të viktimës. Nga e shtëna, 34-vjeçari grek Fotopoulo është plagosur në këmbën e majtë ndërkohë që autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga hetimet ka rezultuar se Dritan Reka është larguar në drejtim të Shqipërisë.

Shqiptari ishte i njohur për autoritetet franceze, pasi dyshohej se ishte i përfshirë në trafik droge dhe shkelje të ligjit për armët./ZËRI

Poll