AKTUALITET /

Pasojat e zjarrit në Shkodër, bilanci i 4 orëve “luftë” digjet tregu dhe 5 banesa, 3 persona të lënduar

Shkruar nga Versus

Pasojat e zjarrit në Shkodër, bilanci i 4 orëve

Një zjarr i madh përfshiu tregun e rrobave të përdorura në Shkodër pasditen e të premtes rreth orës 19:00 në zonën e njohur si Qafë Hardhi.

Prej gati 4 orësh, zjarrëfikësit janë në “luftë” me flakët, të cilat gjatë natës janë vënë nën kontroll të plotë.

Flakët u përhapën gradualisht duke shkrumbuar jo vetëm 25 njësitë tregtare që ishin brenda tregut, por edhe pesë banesa afër zonës.

Banorët u përfshinë nga paniku dhe nisën të ndihmojnë njëri-tjetrin të shpëtojnë nga zjarri, derisa mbërritën zjarrfikësit dhe forcat e emergjencës.

Nga flakët një banore e zonës dhe dy zjarrfikës kanë shfaqur probleme si pasojë e zjarrit dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhen në gjendje të stabilizuar.

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci u shpreh se grupet e punës do të zbresin në terren dhe do të bëjnë të munduar edhe vlerësimin e dëmeve.

Prej përhapjes së flakëve dhe përmasave të mëdha që ka marrë zjarri, në ndihmë të zjarrfikësve të Shkodrës kanë shkuar edhe ekipet nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari.

Ndërsa puna për vënien nën kontroll të plotë të flakëve vijoi me hedhjen e ujit nga ajri nëpërmjet helikopterit.

Në terren kanë qenë 21 mjete zjarrfikëse, të repartit të Shkodrës, nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari, 110 efektivë të forcave zjarrfikëse, 30 efektivë të Policisë Shkodër, 20 efektivë të repartit të FNSH, 3 autoambulanca me personel nga Spitali i Shkodrës, 110 punonjës të Bashkisë Shkodër, 30 efektivë të Repartit Ushtarak Vau Dejës dhe 1 helikopter i ushtrisë.

 

Poll