AKTUALITET /

13 mijë familje marrin kompensim për pronat e tyre, ministri: Nga sot shpërndahet fondi prej 1.4 mld lekësh

Shkruar nga Versus

13 mijë familje marrin kompensim për pronat e tyre, ministri: Nga sot

Mbi 13 mijë familje do të marrin kompensim familjar për pronat e tyre nga ana e Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale bëri me dije se fondi i caktuar nga qeveria me 1.4 miliardë lekë do të shkojë në llogaritë bankare të pronarëve sot dhe në ditët e ardhshme.

Ky kompensim është pjesa e mbetur prej 30% që ju takonte subjekteve për t'u shlyer plotësisht si pronarë. Emrat e përfituesve mund të gjenden në këtë link: https://atp.gov.al/wp-content/uploads/2025/12/NJOFTIMI-30.12.2025.pdf 

Poll