
Gjashtë të mitur kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Fanit, në Mirditë. Të plagosurit janë të gjithë kushërinj me njëri-tjetrin.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti drejtohej nga një 16-vjeçar, i cili dyshohet se kishte marrë makinën pa qenë i pajisur me leje drejtimi. Për shkaqe që po hetohen, ai ka humbur kontrollin e mjetit, i cili është përplasur me një shtyllë ndriçimi.
Si pasojë e përplasjes, një vajzë 12-vjeçare ka pësuar dyshohet thyerje të legenit, ndërsa dy të mitur të tjerë kanë marrë fraktura në duar dhe këmbë. Katër të plagosurit e tjerë kanë pësuar dëmtime të ndryshme trupore.
Të lënduarit u transportuan fillimisht në spitalin e zonës, ku morën ndihmën e parë mjekësore, dhe më pas u dërguan në Tiranë për trajtim më të specializuar. Për transportimin e tyre u angazhuan gjashtë autoambulanca.
Burime nga autoritetet bëjnë me dije se të gjashtë të miturit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndaj 16-vjeçarit kanë nisur procedurat përkatëse ligjore, ndërsa hetimet vijojnë./Versus.al

