
Gjykata e Apelit të GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën për Revokim të masës së sigurisë për Jamarbër Malltezit, duke lënë në fuqi masën ‘arrest shtëpie’.
Ai ndodhet nën masën e arrestit shtëpiak që prej nëntorit të 2023-it për dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.
Sakaq, Malltezi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale “korrupsion” dhe “pastrim parash”
Për këtë dosje voluminoze prej 500 faqesh, është marrë i pandehur edhe ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për “korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim”/Versus.al







