Aksident me pasojë vdekjen në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Viktima dyshohet se, është një grua endacake rreth 60 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur kur një automjet i drejtuar nga shtetasi me inicialet E.M., ka goditur shtetasen në fjalë, duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor në vendngjarje ka konstatuar se mjeti që përplasi gruan endacake ka qenë brenda normave të shpejtësisë.
Policia e Gjirokastres:
Rreth orës 19:50 në aksin rrugor "Gjirokastër - Tepelenë", në afërsi të fshatit Humelicë, shtetasi E. M., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësoren, shtetasen H. M., 62 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.
Shtetasi E. M., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.