
Dibër- Dy persona kanë mbetur të plagosur në Bulqizë si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Automjeti doli nga rruga “Çernec-Strikçam” dhe përfundoi në lumë duke shkaktuar plagosjen e rëndë të shoferit dhe pasagjerit.
Të dy janë dërguar drejt spitalit të Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Versus.al








