AKTUALITET /

Aksident në Durrës, 20 vjeçari përplas këmbësorin

Shkruar nga Versus

Aksident në Durrës, 20 vjeçari përplas

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një automjet përplasi një këmbësor në rrugë.

Raportohet se 20 vjeçari me inicialet E. L., nuk mundi të ndalonte makinën e tij në rrugën “Martin Camaj”, duke goditur 69-vjeçarin i cili mori dëmtime dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 18:25, në rrugën “Martin Camaj” në Durrës, ku një automjet me drejtues shtetasin E. L., 20 vjeç, ka goditur këmbësorin shtetasin Y. K., 69 vjeç. 

Si pasojë 69-vjeçari është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Poll