AKTUALITET /

Aksident në rrugën Elbasan-Tiranë, mjeti shkrumbohet nga flakët pas përplasjes me kamionin! Ka të plagosur

Shkruar nga Versus
Aksident në rrugën Elbasan-Tiranë, mjeti shkrumbohet nga
Mjeti i shkrumbuar në autostradën Elbasan-Tiranë

Një aksident është shënuar ditën e sotme në tunelin e autostradës Elbasan-Tiranë ku janë përfshirë dy automjete.

Automjeti që drejtohej nga 76 vjeçari E.S ka goditur mbrapa kamionin me drejtues D.L, 52 vjeç. Për pasojë mjeti që drejtohej nga i moshuari ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht,

“Nga përplasja, kanë shkuar në spitalin e Elbasanit për të kryer ekzaminime mjekësore drejtuesi i automjetit shtetasi E. S. dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të”, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave. Versus.al

Tags:

aksident

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: