AKTUALITET /

Aksident te "Kodra e Diellit", makina përplas disa mjete të parkuara dhe përmbyset në mes të rrugës

Shkruar nga Versus

Aksident te "Kodra e Diellit", makina përplas disa mjete të

Tiranë- Një aksident automobilistik ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si “Kodra e Diellit”, ku një makinë ka përfunduar e kthyer përmbys në mes të rrugës.

Aksidenti ndodhi në një rrugica, ku mjeti raportohet të ketë humbur kontrollin dhe si pasojë e përplasjes me disa makina të parkuara, është përmbysur.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti, përveç dëmeve materiale. Ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e makinës për sqarimin e shkaqeve të aksidentit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: