AKTUALITET /

Aksident tragjik në Itali/ I përgjumur në timon, i riu shqiptar përplaset për vdekje, shkrumbohet nga flakët brenda automjetit

Sipas hetimeve të para shkruajnë mediat italiane 21 vjeçari i cili po udhëtonte vetëm dhe me sa duket me shpejtësi të madhe është përplasur më një urë të vogël betoni.

Shkruar nga B.SH
Aksident tragjik në Itali/ I përgjumur në timon, i riu shqiptar
Ani Gjergji dhe vendi ku ndodhi aksidenti tragjik

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Chions in via Cesena në Itali.

21 vjeçari shqiptar Ani Gjergji ka humbur jetën tragjikisht teksa kthehej për në shtëpi pas një feste me miqtë e tij.

Sipas hetimeve të para shkruajnë mediat italiane 21 vjeçari i cili po udhëtonte vetëm dhe me sa duket me shpejtësi të madhe është përplasur më një urë të vogël betoni.

Menjëherë më pas automjeti ka shpërthyer në flakë dhe 21 vjeçari nuk ka mundur të shpëtojë.

Gjergji jetonte prej vitesh në Azzano Decimo me famlijen e tij shumë pranë vendin të ngjarjes.

Autoritetet italiane kanë sekuestruar mjetin e 21-vjeçarit, i cili është shkatërruar plotësisht nga flakët, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit fatal.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: