Një aksident i rëndë i mori jetën ditën e sotme një fëmije vetëm 8 vjeç në Pajovë të Peqinit.
I mituri i identifikuar si Enio Tabaku, ishte duke qëndruar në anë të rrugës, kur një automjet ka dalë nga rruga për të shmangur një tjetër makinë që i preu rrugën, dhe e ka marrë para duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, fëmija kishte blerë lule të cilat do ti dërgonte tek varri i mamasë e cila kishte dy vite që kishte ndërruar jetë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një zonë ku shpejtësia e lejuar është 30 kilometra në orë, si dhe ka tabela që sinjalizojnë për praninë e një shkolle.
Mjeti ishte duke lëvizur me shpejtësi në drejtim të Elbasan- Peqin, kur një mjet tjerët i ka prerë rrugën.
Duke tentuar t’i shpëtojë aksidentit, ai ka devijuar në trotuar, ku ndodhej fëmija, duke e përplasur këtë të fundit në kangjellat e një biznesi. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe përcaktimin e saktë të rrethanave.