AKTUALITET /

Aksidenti tragjik në Durrës, ministrja Koçiu shkon për ngushëllim në familjet e dy vogëlushëve: Le të respektojmë dhimbjen!

Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat, Koçiu ka shmangur komentet mbi ngjarjen, duke theksuar se kjo është një ditë dhimbjeje dhe se institucionet do të marrin të gjitha masat e nevojshme.

Shkruar nga Versus
Aksidenti tragjik në Durrës, ministrja Koçiu shkon për
Albana Koçiu

Në zonën e ish-Kënetës në Durrës po zhvillohen ceremonitë mortore për dy vogëlushët, Kles Nikolli dhe Enea Muça, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik një ditë më parë, pasi u përplasën nga një automjet i drejtuar nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi.

Në ceremonitë e lamtumirës janë të pranishëm familjarë, qytetarë, si dhe përfaqësues të institucioneve, mes tyre zv.kryeministrja Albana Koçiu, kryebashkiakja Emiriana Sako dhe disa deputetë, të cilët kanë shkuar për të shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin me familjet në këtë moment të rëndë.

Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat, Koçiu ka shmangur komentet mbi ngjarjen, duke theksuar se kjo është një ditë dhimbjeje dhe se institucionet do të marrin të gjitha masat e nevojshme.

Aksidenti ndodhi kur tre fëmijët po qëndronin pranë rrugës dhe u goditën nga një automjet tip “Mercedes-Benz”, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me ta. Si pasojë, dy prej të miturve humbën jetën në vend, ndërsa i treti ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit u largua nga vendi i aksidentit, por u identifikua dhe u ndalua më pas nga policia./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll