Një kontroll i pefasishëm është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në institucionin e vuajtjes së dënimit në Fushë-Kosovë, Lushnjë.
Burime paraprake bëjnë me dije se forcat operacionale të sistemit penitenciar kanë zbarkuar në ambientet e burgut për të ushtruar verifikime të detajuara.
Mësohet se aksioni është përqendruar kryesisht në qelitë e të dënuarve, veçanërisht në sektorët e sigurisë së lartë, me qëllim evidentimin dhe sekuestrimin e sendeve të ndaluara apo elementëve që cenojnë sigurinë e institucionit.
Operacioni raportohet se është ende në vijim, ndërsa në terren janë angazhuar efektivë të sigurisë dhe punonjës të administratës së burgjeve.
Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar lidhur me gjetjet apo rezultatet e kontrollit, ndërsa pritet një komunikim nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pas përfundimit të verifikimeve./Versus.al

