AKTUALITET /

Akuzohet për 4 vepra penale, Erion Veliaj arrestohet me urdhër të SPAK! Arrest shtëpie për bashkëshorten e tij

Shkruar nga Versus

Akuzohet për 4 vepra penale, Erion Veliaj arrestohet me urdhër të

Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar sot arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Versus.al, kreu i bashkisë shoqërohet nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit të cilët kanë shkuar në bashkinë e kryeqytetit për të ekzekutuar urdhrin e arrestit.

Veliaj akuzohet për 4 vepra penale, ndërsa ai dhe familjarët e tij ishin vënë nën hetim pasuror prej 9 muajsh. Ndërkohë për bashkëshorten e kryebashkiakut, Ajola Xoxën është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie.

Në total, GJKKO ka lëshuar edhe 5 masa sigurie "detyrim paraqitje" për 5 biznesmenë të njohur. 

Hetimi për Veliajn nisi pas denoncimit të bërë nga Nesti Angoni, shtetas për të cilin Veliaj pretendon se nuk ekziston i regjistruar në regjistrin e gjendjes civile.

Kryebashkiaku u paraqit në SPAK fillimisht në muajin prill të vitit të kaluar ku u pyet për 7 orë rresht. Ndërsa për herë të dytë u paraqit më 26 dhjetor të vitit të kaluar ku u pyet për 5 orë nga prokurori i posaçëm Olsi Dado.

Pasi doli nga SPAK, Veliaj nëpërmjet një deklarate në këshillin bashkiak të Tiranës tha se ishte denoncuar nga një person anonim. Ndërsa vetë SPAK reagoi një ditë më pas duke bërë me dije se hetimi ndaj kryebashkiakut po zhvillohej pasi kishte të dhëna se kishte kryer 4 vepra penale, konkretisht: korrupsion pasiv e aktiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Versus.al

Poll