AKTUALITET /

Avokati Mëngjesi në intubim, tre të kërkuarit ende në arrati, kontrollohet sistemi TIMS

Të hënën, do tentohet zgjimi i avokatit Sokol Mëngjesi nga gjendja e komës.

Shkruar nga B.V
Avokati Mëngjesi në intubim, tre të kërkuarit ende në
Sokol Mëngjesi

Tiranë- Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi i cili u dhunua barbarisht nga disa persona dy ditë më parë, vijon të mbetet e rëndë.

Sipas mjekëve të spitalit të Truamës gjendja e avokatit duket e stabilizuar, referuar parametrave që tregojnë monitorët.

Nëse vazhdon me këto parametra pra me ulje të edemës që ka në pjesën e përparme të truri do te tentohet zgjimi i i tij ditën e hënë dhe do të nxirret nga intubimi.

Ndërkohë policia vazhdon kërkimet për 3 të shpallurit në kërkim.

Kontrollet e shumta kanë vijuar por pa dhënë rezultat ndërkohë që sipas sistemit TIMS tre të shpallurit në kërkim rezultojnë brenda vendit.

Grupi hetimor nuk përjashtojnë mundësinë që ata të jenë larguar nga vendi dhe në mënyrë ilegale.

Avokati u dhunua mëngjesin e së mërkurës pasi la djalin e tij në kopsht.

Një prej autorëve i vetëdorëzuar në Polici, Dorian Aliaj ka treguar se porositësi i sulmit është Dritan Nano dhe se shkuan ti jepnin një mesazh avokatit që të hiqte dorë nga padia e ngritur ndaj këtij të fundit.

Ndërsa Nano para hetuesve ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Autorët e dyshuar të sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi janë: 

1. Dritan Nano, 58 vjeç nga Tirana 

2. Dorian Alia, 32 vjeç nga Tirana

3. Elton Kasaj, 33 vjeç nga Tirana, në kërkim 

4. Drivald Alia, 21 vjeç nga Tirana, në kërkim

5. Romario Tabaku, 33 vjeç nga Tirana në kërkim/ Versus.al

 

Poll