
Tiranë- Drejtori i policisë së kryeqytetit, Tonin Vocaj dhe zv/drejtori Alket Shatro kanë shkuar sot në Spitalin e Traumës për të vizituar avokatin Sokol Mëngjesi i cili prej dy ditësh ndodhet në reanimacion në gjendje kome pas dhunës barbare të ushtruar ndaj tij nga 3 persona.
Mëngjesi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën i intubuar. Ndërsa shefi i Neurokirurgjisë u shpreh sot se të hënën do tentohet zgjimi i avokatit.
Si pasojë e goditjeve të forta me grushte dhe leva, Mëngjesi ka pësuar fraktura të rënda në kokë dhe në trup. Versus.al







