Niset për në një spital të specializuar në Greqi, avokati Sokol Mëngjesi.
Kanë qenë vetë familjarët e profesorit të njohur, të cilët u kanë kërkuar mjekëve të spitalit të Traumës, që të dërgonin atë drejt një spitali të specializuar në shtetin fqinj.
Pas konsultimeve, mjekët e Traumës e kanë pranuar kërkesën e familjarëve, nisur edhe nga gjendja e stabilizuar e avokatit të sulmuar në mënyrë brutale nga tre persona.
Avokati Sokol Mengjesi do te dergohet me avion drejt Greqise.
Gjatë ditës mjekët bënë të ditur se, gjendja e avokatit Mëngjesi është përmirësuar edhe pse qëndron në koma prej gjashtë ditësh.
Skaneri që u bë sot tregoi gjendje të stabilizuar.
Ndërkaq, po sot ka nisur tentativa për ta zgjuar duke ulur medikamentet që e mbajnë në gjumë, ndërsa ky proces pritet të vazhdojë në Greqi.







