AKTUALITET /

Babë e bir në Vlorë dhunojnë të moshuarin brenda shtëpisë së tij, shpallen në kërkim nga policia

Shkruar nga Versus

Babë e bir në Vlorë dhunojnë të moshuarin brenda

Vlorë- Babë e bir janë shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se kanë dhunuar të moshuarin 65 vjeçar me inicialet K.Ll.

Sipas njoftimit të policisë, R.Ll, 67 vjeç dhe djali i tij A.Ll, 29 vjeç kanë shkuar në banesën e 65 vjeçarit në fshatin Treblov dhe e kanë dhunuar me sende të forta.

Ngjarja ka ndodhur ditën e hënë, ndërsa policia po punon për kapjen e tyre. Versus.al

Poll