
Në një intervistë për emisionin ''Opinion'', biznesmeni Behgjet Pacolli ka folur mbi ndërtimin e aeroportit të Vlorës sa u takon akzuave, bashkëpunëtorëve apo paratë e shpenzuara deri më tani.
Pacolli tha se deri më sot kostoja ka shkuar në rreth 140 milionë euro. Ai u shpreh se 56 milionë euro i ka marrë kredi në një bankë të nivelit të dytë, ndërsa theksoi se këto para janë marrë duke lënë kolateral hotelin, shtëpinë dhe fabrikat e tij.
"Hoteli, shtëpia, dhe fabrikat e mia, janë kolateral tek një bankë e nivelit të dytë. Kjo kredi 56 milionë euro është marrë komplet me kolateralin tim. Besoj se deri tani Aeroporti i Vlorës ka shkuar rreth 140 milionë euro."-tha Pacolli.
Mes tjerash, mohoi me forcë të ketë paguar ryshfet për të nënshkruar konktratën për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Sakaq, Behgjet Pacolli tha se është ndjerë jashtëzakonisht i fyer nga epitetet e njerëzve dhe shtoi se qëllimi i tij i vetëm ka qenë për të lënë një trashëgimi, një ndërtim të bukur në Shqipëri. Versus.al

