AKTUALITET /

Bënte 'kërdinë' duke vjedhur hotelet me armë plastike, arrestohet hajduti serial shqiptar në Greqi

37-vjeçari ka vepruar kryesisht në orët e para të mëngjesit dhe ka vënë në shënjestër hotelet në Glyfada, Elliniko, Agios Dimitrios dhe Exarchia - Ai shtirej si klient dhe kërcënonte punonjësit.

Shkruar nga Versus

Bënte 'kërdinë' duke vjedhur hotelet me armë

Greqi- Një 37 vjeçar shqiptar është vënë në pranga pasi kryente grabitje të hoteleve në zona të ndryshme të Atikës.

Sipas medias greke Prothema.gr, 37 vjeçari vepronte kryesisht në orët e para mëngjesit dhe shënjestronte hotele në zona të ndryshme.

Ai hynte në hotel duke pretenduar se ishte klient me letërnjoftim flas dhe nën kërcënimin e armës u merrte paratë punonjësve.

Pas kontrollit atij u gjetën dhe u sekuestrua një pistoletë klasike të cilën e kishte përdorur gjatë garbitjeve një kartë identiteti flas, një patent shoferi fals dhe një sasi e vogël kanabis të papërpunuar dhe një shumë prej 405 eurosh.

Nga hetimet paraprake të deritanishme janë zbardhur pesë raste të grabitjeve të kryera nga 37 vjeçari. Gjithashtu, ndaj tij ishin në pritje dy urdhër-arreste dhe një urdhër për grabitje në seri dhe armëmbajtje pa leje./Versus.al

 
Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: