Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e bërë nga kryedemokrati Sali Berisha për të shfuqizuar vendimet e GJKKO dhe Apelit të GJKKO që kanë caktuar masën “arrest shtëpie” ndaj tij.
Seanca u mbajt më 19 tetor, por u shty për sot. Ish-kryeministri kërkon lirinë nga arresti me arsyetimin se vendimi i dhënë është kundër Kushtetutës për shkak se nuk iu mor leje Kuvendit edhe pse ai ka ende mandatin e deputetit. SPAK nga ana tjetër arsyetoi se për një masë “detyrim paraqitje” nuk e shihte të nevojshëm miratimin e Kuvendit.
Masa më tej u ashpërsua për shkak se Berisha nuk pranoi të paraqitej në Prokurorinë e Posaçme. Më 30 dhjetor GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” në kuadër të akuzave për korrupsion lidhur me çështjen e njohur si “afera Partizani”. Kërkesat e bëra nga Berisha për lirimin nga arresti shtëpiak janë rrëzuar në mënyrë të vazhdueshme. Versus.al







