
Bordi i Transparencës është mbledhur sërish pa kaluar 24 orë nga vendimi i mëhershëm ku rriti çmimet e karburanteve.
Me vendimin e ditës së sotme, vihet re se çmimi i naftës është ulur me 8 lekë, ndërsa i benzinës me 4 lekë.
Duke nisur nga ora 13:30, nafta do të shitet me jo më shumë se 207 lekë për litër dhe benzina jo më shumë se 174 lekë për litër. Versus.al

