AKTUALITET /

Operacioni blic në Elbasan, 11 të ndaluar mes të shoqëruarve dhe biznesmeni Bujar Muça

Sipas burimeve, tre nga 11 të ndaluarit kanë refuzuar të identifikohen për uniformat blu dhe dyshohet se kanë përdorur dokumente të falsifikuara.

Shkruar nga Versus
Operacioni blic në Elbasan, 11 të ndaluar mes të shoqëruarve
Foto ilustruese

Një operacion i befasishëm i Policisë së Shtetit është zhvilluar mesditën e sotme në Elbasan, duke rezultuar në arrestimin e të paktën disa personave të njohur si pjesëtarë të botës së krimit.

Aksioni u realizua rreth orës 15:30 në një lokal të njohur përgjatë aksit rrugor Elbasan–Ish-Metalurgjia, në fshatin Katund i Ri.

Forcat e rendit, të mbështetura nga njësi të specializuara, rrethuan fillimisht zonën dhe më pas ndërhynë brenda lokalit, ku dyshohej se ndodheshin eksponentë të krimit të organizuar.

Falë informacionit të siguruar në rrugë operative, ndërhyrja e policisë rezultoi e shpejtë dhe efikase, duke përfunduar me arrestimin e disa të dyshuarve dhe sekuestrimin e disa armëve.

Mes të shoqëruarve janë edhe pronari i kompanisë “Delta”, Bujar Muça, si dhe Maks Lika për të cilin po verifikohet nëse ka apo jo lidhje farefisnore ose shoqërore me Emiljano Shullazin. 

Sipas burimeve, tre nga 11 të ndaluarit kanë refuzuar të identifikohen për uniformat blu dhe dyshohet se kanë përdorur dokumente të falsifikuara.

Ky operacion konsiderohet ndër më të rëndësishmit e zhvilluar kohët e fundit në Elbasan, një qytet që prej vitesh përballet me aktivitetin e grupeve kriminale. Autoritetet ende nuk kanë bërë publike identitetet e të arrestuarve apo akuzat konkrete, ndërsa pritet që Policia e Shtetit të japë një deklaratë zyrtare në orët e ardhshme./Versus.al

Poll