AKTUALITET /

Dhjetëra mjete lundruese të bllokuara nga Komani në Ksamil, gjoba “të majme” për shkelësit

Brenda një jave janë bllokuar 34 mjete lundruese nga Komani në Ksamil.

Shkruar nga Versus
Dhjetëra mjete lundruese të bllokuara nga Komani në Ksamil, gjoba
Një prej mjeteve lundruese të bllokuara dhe gjoba për drejtuesin

Policia kufitare ka bllokuar 44 mjete lundruese gjatë kësaj jave duke nisur nga Ksamili në Koman. Mjetet e bllokuara janë 21 jet ski, 13 skafe, 6 gomone dhe 4 varka metalike.

Konkretisht, 25 mjete lundruese janë bllokuar në Ksamil e Vlorë, 13 mjete lundruese në Durrës e Shëngjin dhe 6 mjete lundruese në Velipojë dhe Koman.

Nga mjetet e bllokuara, 10 prej tyre kishin shkelur perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë gjobitur me masë administrative nga 100 deri në 120 mijë lekë të reja.

Ndërsa gjoba për drejtuesit e tjerë të mjeteve lundruese të bllokuara, ishte 10 mijë lekë për mungesë dokumentacioni. Versus.al

Poll