AKTUALITET /

Dhuna e avokatit Sokol Mëngjesi, nis seanca për 5 të pandehurit, Prokuroria rikualifikon akuzën

Për 5 të pandehurit Prokuroria e Tiranës ka rikualifikuar akuzën

Shkruar nga B.SH

Dhuna e avokatit Sokol Mëngjesi, nis seanca për 5 të pandehurit,

Ka nisur seanca për vendosje e masës së sigurisë për dy të arrestuarit për dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Dritan Nanon e Dorian Alian.

Për 5 të pandehurit, 2 të arrestuar dhe tre në kërkim Prokuroria e Tiranës ka rikualifikuar akuzën.

Nga “Vrasje e funksionarëve publikë e mbetur në tentativë” prokuroria ka dërguar në gjykatë akuzat e “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit” në bashkëpunim.

Prokuroria kërkon masën e arrestit me burg për 2 të ndaluarit, si dhe për 3 të shpallurit në kërkim, Drivale Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat 'Plagosje e rëndë me dashje kryer ne bashkëpunim' dhe 'Kundërshtim dhe goditja e gjyqtarit' po e kryer ne bashkëpunim.

Avokati u dhunua mëngjesin e 29 majit sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut.

I shtruar në spitalin e Traumës prej katër ditësh avokati ndodhet në koma dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore vijon të mbetet e njejtë.

 

 

Poll