AKTUALITET /

Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, shoqërohet dhe merret në pyetje biznesmeni Arben Reli

Vijojnë hetimet ndaj dhunës barbare të ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesit i cili prej gjashtë ditësh ndodhet në intubim.

Shkruar nga B.SH
Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, shoqërohet dhe merret në
Sokol Mëngjesi dhe Arben Reli

Vijojnë hetimet ndaj dhunës barbare të ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesit i cili prej gjashtë ditësh ndodhet në intubim.

Në kuadër të hetimeve është shoqëruar dhe marrë në pyetje dhe biznesmeni Arben Reli, shkruan Voxnews.

Reli figuron një nga tetë trashëgimtarët e pronës për të cilën ishte lidhur kontrata e shërbimit me avokatin.

Sipas dëshmisë së njërit prej dhunuesve Dorian Aliu të cilin gjykata e ka lënë arrest me burg, Dritan Nano është organizatori i atentatit ndaj avokatit.

Për tre autorët e tjerë policia zyrtarisht nuk jep informacione mbi vendndodhjen e tyre, ndërsa ka vënë në dispozicion 20 mijë euro shpërblim për këdo që ndihmon në arrestimin e tyre.

Avokati u sulmuar më 29 maj teksa linte në kopsht djalin e tij në zonën e ish-bllokut.

 

 

 

Poll