AKTUALITET /

Dhunohet brenda institucionit me qyta pistolete nga kunati i Ergys Agasit zyrtari i IKMT-së, Fatmir Meta

Meta është sulmuar nga Klesti Çela, drejtori i Mjedisit dhe kunati i Ergys Agasit, së bashku me tre persona të tjerë.

Shkruar nga Versus
Dhunohet brenda institucionit me qyta pistolete nga kunati i Ergys Agasit
Fatmir Meta

Një incident i rëndë është regjistruar në ambientet e Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ku është dhunuar drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta.

Meta është sulmuar nga Klesti Çela, drejtori i Mjedisit dhe kunati i Ergys Agasit, së bashku me tre persona të tjerë.

Ngjarja dyshohet se ka ardhur pas një përplasjeje verbale të ndodhur një ditë më parë mes palëve, konflikti lidhet me një grup inspektimi për çështjen e dherave.

Pas debatit fillestar, një ditë më pas, situata ka degraduar në dhunë fizike me tyta pistolete, brenda ambienteve të institucionit.

Raportohet se Meta është goditur nga Çela dhe persona të tjerë që e shoqëronin, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende për t’u sqaruar.

Pas incidentit të rëndë Çela mësohet se ka shkuar në zyrën e Afrim Qendros, ku ka kërkuar dorëheqjen.

Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga IKMT apo nga palët e përfshira, ndërsa pritet që rasti të hetohet nga organet kompetente.

Poll