AKTUALITET /

"Drejtor në ERE"/ Ky është 45-vjeçari që u plagos nga polici me armë për shkak të xhelozisë

Lorenc Kosta, 45-vjeçar i cili u plagos sot në mesditë në Komunën e Parisit në Tiranë, është identifikuar si drejtori i Zyrës së Monitorimit të Tregut të Energjisë Elektrike.

Shkruar nga Versus

"Drejtor në ERE"/ Ky është 45-vjeçari që u

Lorenc Kosta, 45-vjeçar i cili u plagos sot në mesditë në Komunën e Parisit në Tiranë, është identifikuar si drejtori i Zyrës së Monitorimit të Tregut të Energjisë Elektrike.

Në një përshkrim të vetes së tij në Linkedin, Kosta shkruan se është profesionist në zbatim e projekteve me një histori të demonstruar në punë e tij në industrinë e prodhimit të energjisë elektrike.

“I aftë në negociata, aftësi analitike, energji, energji të rinovueshme dhe prokurim.

Profesionist i fortë me profil inxhinierik me diplomë Inxhinier i fokusuar në Instalim/Instalues ​​të Transmetimit Elektrik dhe të Energjisë nga Universiteti Politeknik i Tiranës”, shkruan Lorenc Kosta në përshkrimin e tij për punën që bën.

Bëhet me dije se plagosja ndodhi për shkak të një konflikti të lidhur me xhelozinë.

Sipas informacionit të marrë Kosta dyshohet se ka ngacmuar partneren e ish-komandantit të njohur të “Shqiponjave”, Erjon Goxhara.

Kjo ngjarje ka çuar në përballjen e dhunshme, gjatë së cilës Goxhara ka përdorur armën e shërbimit për të plagosur Kosta.

Në këtë moment, Kosta ndodhet në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmë mjekësore të specializuar për lëndimet që ka marrë.

Ndërkohë, autoritetet kanë shpallur në kërkim Erjon Goxharan dhe janë duke punuar për kapjen e tij. Hetimet janë në zhvillim e sipër dhe forcat e rendit po punojnë intensivisht për të zbardhur të gjitha detajet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

 

Poll