AKTUALITET /

“E qëllova se rrinte në telefon, nuk shkonte në shkollë”/ Gjykata lë në burg babain që plagosi djalin

Tre ditë më parë Shpëtim Çuko pas një debati të fortë që ka pasur me djalin e tij 15 vjeçar sipas policisë lokale ka plagosur djalin e tij me thikën e bukës dhe më pas ka qenë vetë ai që sëbashku me bashkëshorten e dërguan në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Shkruar nga Versus

“E qëllova se rrinte në telefon, nuk shkonte në

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 54-vjeçarin Shpëtim Çuko i cili pak ditë më parë ka plagosur me thikë djalin e tij 15-vjeçar.

54 vjeçari akuzohet për “Dhunë në familje”, dhe ngjarja ndodhi në fshatin Vreshtas të Maliqit, Korçë. 

Tre ditë më parë Shpëtim Çuko pas një debati të fortë që ka pasur me djalin e tij 15 vjeçar sipas policisë lokale ka plagosur djalin e tij me thikën e bukës dhe më pas ka qenë vetë ai që sëbashku me bashkëshorten e dërguan në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Sipas dëshmisë së dhënë në polici, Çuko është shprehur se kishte pasur debat me djalin adoleshent, pasi nuk ikte në shkollë, por qëndronte në telefon.

Burime pranë spitalit thanë se 15-vjeçari pasi ka marrë për 3 ditë mjekim në këtë spital është larguar drejt bansesës në fshatin Vreshtas.

Shpëtim Çuko jeton në kushte të vështira ekonomike me gruan dhe djalin 15 vjeçar që është edhe fëmija i vetëm i familjes.

Poll