AKTUALITET /

E RËNDË/ Shoferi pëson arrest kardiak, përplaset me dy automjete të tjera

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Shkodër, ku një 45-vjeçar ka pësuar arrest kardiak në timon dhe ka humbur kontrollin e automjetit.

Shkruar nga Versus

E RËNDË/ Shoferi pëson arrest kardiak, përplaset me dy

 

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Shkodër. Mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kardiak në timon dhe ka humbur kontrollin e automjetit.

Si pasojë, është përplasur me dy automjete dhe ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak.

Rreth orës 20:20, në lagjen “Naim Gjylbegu” shtetasi A. Ç., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke u përplasur me 2 automjete të parkuara.


Shtetasi A. Ç., ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të këtij rasti.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: