AKTUALITET /

EMRAT/ Konfiskohen 7 vila në Tiranë, prokuroria: U ndërtuan pa leje me falsifikim dokumentesh! Dënohen 9 persona

Mes 9 personave të dënuar janë edhe 2 arkitektët që projektuan vilat.

Shkruar nga Versus
EMRAT/ Konfiskohen 7 vila në Tiranë, prokuroria: U ndërtuan pa
Foto ilustruese

Tiranë- Nëntë persona janë dënuar nga gjykata nën akuzën e ndërtimit të paligjshëm dhe falsifikimit të dokumenteve për 7 vila të ndërtuara në zonën e Mulletit.

Me kërkesë të prokurorisë, gjykata ka konfiskuar 7 vila të ndërtuara pa leje në fondin pyjor duke përdorur dokumente të falsifikuara. Ndërkohë, hetimet vijojnë në drejtim të veprimeve dhe mosverimeve të enteve publike si dhe bashkpunëtorëve të mundshëm, për veprat penale të “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Shpërdorimi i detyres”.

Konkretisht janë marrë të pandehur:

Armand Prelezi, akitekt, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”;

Klevis Bregu arkitekt, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”;

Manush Teqja, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;

Florian Zela, i akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;

Abaz Teqja, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;

Mehmet Durishti, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;

Tefta Visha, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;

Dorina Dushku, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”; dhe

Arblin Harizi, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: