AKTUALITET /

EMRAT / Nënë e bir nën akuzë për kontrabandë argjendi, 28 vjeçari në kërkim...

Sipërmarrjes së familjes Bengaj, policia ju sekuestroi gati 10 kg argjend, i cili dyshohet se ka hyrë kontrabandë në vendin tonë.

Shkruar nga Versus

EMRAT / Nënë e bir nën akuzë për kontrabandë

28 vjeçari Izmir Bengaj u shpall në kerkim nga policia e Tiranes, pasi akuzohet se shiste bizhuteri kontrabandë në dy dyqane te njohura si 'Izmiri Shop' në Tiranë, njëri në rrugën "Muhamet Gjollesha" dhe tjetrin në një Qendër Tregtare. Në hetim është vënë edhe nëna e 28-vjeçarit, shtetasja Donika Bengaj, 50-vjeçe. Sipërmarrjes së familjes Bengaj, policia ju sekuestroi gati 10 kg argjend, i cili dyshohet se ka hyrë kontrabandë në vendin tonë. Mbi nënë e bir bien akuzat e fshehjes së të ardhurave, kontrabandës dhe tregtimit tëmallave kontrabandë. Për sasinë prej gati 10 kg argjent të sekuestruar sipërmarrësit Bengaj, njoftohet se nuk dispononin fatura doganore e tatimore.  

NOFTIMI 

‘Në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht shtetasja D. B., 50 vjeçe, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, ”Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe ”Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë” parashikuar nga nenet 180, 174 dhe 178 të Kodit Penal. Gjithashtu po punohet për lokalizimin e djalit të saj, shtetasit I. B., 28 vjeç.

Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në një subjekt në rrugën "Muhamet Gjollesha", dhe në një tjetër në një qendër tregtare në rrugën Tiranë-Durrës. Gjatë kontrolleve në këto subjekte, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, aksesorë argjendi për të cilat nuk disponoheshin fatura doganore e tatimore dhe të ardhurat e përfituara nga shitja e tyre, fshiheshin nga dy autorët e dyshuar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar aksesorë argjendi, me peshë 9830 gram, të dyshuar të kontrabanduar.  ‘- njofton policia.

Poll