AKTUALITET /

EMRAT/ U prenotonin klientëve bileta vetëm vajtje, pranga 2 punonjësve të agjencisë turistike në Tiranë! Përfituan 15 mijë euro

Dy të rinjtë e arrestuar akuzohen se mashtruan klientët duke u prerë bileta vetëm vajtje në destinacion, kur në fakt pagesa ishte bërë edhe për kthimin dhe qëndrimin në hotel.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ U prenotonin klientëve bileta vetëm vajtje, pranga 2

Tiranë- Dy të rinj, punonjës të një agjencie turistike janë arrestuar nga policia nën akuzën se kanë përfituar shumën prej 15 mijë eurosh duke mashtruar klientët e tyre.

Në pranga kanë rënë, Kleo Kariqi 22 vjeç dhe Redi Hambari 24 vjeç, nën akuzën e mashtrimit të kryer në bashkëpunim, fshehjes të të ardhurave dhe mospagimit të taksave.

Mësohet se të rinjtë, u merrnin klientëve paratë për rezervimin e biletave për vajtje-ardhje dhe akomodim në hotel, por në fakt bënin vetëm pagesën e biletës për vajtje në destinacion.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë. Versus.al

Poll