AKTUALITET /

EMRI/ Plagosi me biçak djalin e tij 15 vjeçar, shoqërohet në polici babai: Nuk donte të shkonte në shkollë

15 vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shkruar nga Versus

EMRI/ Plagosi me biçak djalin e tij 15 vjeçar, shoqërohet

Një konflikt në familje ka çuar në plagosjen e një 15 vjeçari në fshatin Vreshtas, Maliq.

Sipas njoftimit të policisë, babai ka goditur djalin e tij me biçak për motive të dobëta, i cili më pas është shoqëruar për në Komisariat nga uniformat blu.

Babai i 15 vjeçarit, Shpëtim Çuka është shprehur para uniformave blu se djali i tij nuk donte të shkonte në shkollë, prandaj dhe e kishte goditur.

“Me djalin u konfliktova se nuk donte të shkonte në shkollë. Unë i thoja ik se vajti ora, ai rrinte në telefon. Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte, nuk donte të shkonte në shkollë. I thashë disa herë dhe më pas kisha një biçak në dorë dhe e godita” është shprehur Shpëtim Çuka para uniformave blu. 

15 vjeçari i cili ka marrë plagë në brinjë për shkak të goditjes po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

KORÇË

Një konflikt në familje ka çuar në plagosjen e një 15-vjeçari në Maliq. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45, në fshatin Vreshtas.

Mësohet se shtetasi Sh. C. ka goditur me mjet prerës (thikë), djalin e tij 15 vjeç, për motive të dobëta.

15-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rezikut për jetën. Shtetasi Sh. C. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave të rastit./Versus.al

Poll