AKTUALITET /

Krimet zgjedhore, Dumani gati strategjinë për 11 majin: Kemi plan veprimi dhe një urdhër

Kryeprokurori i posaçëm u shpreh se strategjia kundër krimeve zgjedhore do të publikohet brenda muajit janar.

Shkruar nga Versus

Krimet zgjedhore, Dumani gati strategjinë për 11 majin: Kemi plan

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka zhvilluar sot një takim me gazetarët ku është diskutuar lidhur me veprimtarinë e institucionit që drejton. Mbledhja është përqendruar në strategjinë për krimet zgjedhore.

Dumani bëri me dije se është hartuar një strategji dhe se së shpejti do të publikohet pasi pritet vetëm miratimi.

“Kemi gati strategjinë e hetimit, presim vetëm miratimin. Është menduar një plan veprimi dhe një urdhër të cilin nuk mund ta bëj publik për momentin. Brenda janarit publikojmë strategjinë kundër krimeve zgjedhore”- u shpreh Dumani ndër të tjera.

Strategjia ka si qëllim parandalimin e veprimtarive kriminale të shitblerjes së votës apo presionet mbi zgjedhësit të cilat shpesh herë bëhen shkak kontestimi për rezultatin e zgjedhjeve. Versus.al

Poll