Vlorë- Një lokal i ndërtuar me materiale druri u përfshi nga flakët gjatë mbrëmjes së sotme në zonën e Lungomares. Mësohet se zjarri u përhap me shpejtësi si pasojë e materialit drusor të lokalit.
Flakët rrezikuan edhe ambientet përreth. Zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje ku bënë izolimin e flakëve duke shmangur përhapjen e mëtejshme të tyre. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Ende nuk dihen arsyet përse obekti mori flakë. Versus.al

