AKTUALITET /

Furgoni i linjës Tiranë-Berat përplaset me një autokombajnë, 7 turiste franceze të lënduara

Një furgon me pasagjerë i linjës Tiranë-Berat është përplasur me një autokombajnë në vendin e quajtuar Stan Karbunar.

Shkruar nga B.SH

   Furgoni i linjës Tiranë-Berat përplaset me një  

Shtatë turiste franceze kanë përfunduar në spitalin e Lushnjës.

Shkak është bërë një aksident që ka ndodhur kur furgoni me të cilin udhëtonin në drejtim të Beratit është përplasur me një autokombajnë që lëvizte nga njëri krah i rrugës në tjetrin.

Furgoni i linjës Tiranë Berat me të cilin udhëtonin turistët dhe qytetarë të tjerë u përplas me autokombajnën.

Policia në vendngjarje ka ndaluar drejtuesit e mjeteve të përfshirë dhe po disiplinon trafikun si dhe po dokumenton ngjarjen që mund të kishte përfundim tragjik.

Po marrin ndihmë mjekësore disa prej turisteve që kanë thyeje gjymtyrësh dhe dëmtime të tjera në trup.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: