AKTUALITET /

Gazetarja jep detaje nga seanca ndaj Veliajt në Apelin e GJKKO, cilat janë provat e reja që rëndojnë pozitën e tij

Klodiana Lala tha se të dhënat e reja që SPAK disponon kanë të bëjnë me kontrata të lidhura në mënyrë fiktive nga kompania e bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxa, në të cilat përfshihet Erion Veliaj.

Shkruar nga Versus

Gazetarja jep detaje nga seanca ndaj Veliajt në Apelin e GJKKO, cilat

Gazetarja Klodiana Lala ndan detaje nga seanca që u mbajt sot në Apelin e GJKKO lidhur me hetimet ndaj kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, e cila u shty për nesër.

Gazetarja jep detaje nga seanca ndaj Veliajt në Apelin e GJKKO, cilat

E ftuar në emisionin “Open” në News 24,  Klodiana Lala tha se të dhënat e reja që SPAK disponon kanë të bëjnë me kontrata të lidhura në mënyrë fiktive nga kompania e bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxa, në të cilat përfshihet Erion Veliaj.

Sipas të dhënave të reja, Veliaj ka përfituar nga faturat fiktive të kompanisë së Ajola Xoxës.

Klodinana Lala: Fillimisht foli njëri nga dy avokatët e Veliajt, ai kërkoi shfuqizim të plotë të masës, sipas tij nuk ekzistonte asnjë rrezik që Veliaj të largohet jashtë vendit, sipas tij nuk kishte asnjë rrezik nga ana e Veliajt që të shkatërronte provat. Ata sugjeruan garanci pasurore në vlerën 50 mln të vjetra. Kur përfunduan avokatët, ishin prokurorët për të dhënë deklaratat e tyre.

Dumani 1 orë e 30 minuta ka këmbëngulur që Veliaj të qëndronte në të njëjtën masë sigurisë, se sipas SPAK ka edhe prova të reja që e rëndojnë pozitën e Veliajt. Seanca ishte shumë e gjatë. Provat e reja i janë vënë në dispozicion vetëm avokatëve të Veliajt. Të dhënat e reja janë kryesisht kontrata të lidhura nga kompanitë e zonjës Ajola Xoxa, konsiderohen kontrata të lidhura në mënyrë fiktive dhe më pas të shoqëruara me transaksione bankare fiktive që mendohet që e shtojnë edhe më shumë skemën e pastrimit të parave.

Veliaj implikohet në këtë skemë jo vetëm se është bashkëshorti i Xoxës por ka përfituar përmes saj edhe për shkak të funksionit që ka patur si kryetar i bashkisë. Ka patur po ashtu të dhëna që kanë të bëjnë me fatura të sekuestruara në kompanitë e Ajola Xoxës por po ashtu të marra nga institucione të treta.

Lala thotë se pjesë e provave që kanë dorëzuar sot prokurorët për Erion Veliajn, është edhe një përgjim që i është bërë pasi është çuar në qelinë e burgut në Durrës. Sipas Lalës, përgjimet kanë treguar se Veliaj jo vetëm mund të intimidojë por edhe të vërë në rrezik edhe në marrjen e provës.

Ajo çfarë ka qenë surprizë për avokatët janë disa përgjime. Veliaj është përgjuar në ambientet e paraburgimit të Durrësit. Më 12 shkurt iu komunikua akuza dhe më 13 shkurt, sipas urdhrit, Veliaj u transferua në pparaburgimin e Durrësit, ku i janë bërë përgjime ambientale të autorizuara nga prokuroria.

Zoti Veliaj është përgjuar jo vetëm me vëllain, por edhe me persona të tjerë. Këto sipas prokurorisë, kanë qenë tentativë të zotit Veliaj për të intimiduar hetuesit, por edhe prokurorët e posaçëm dhe njerëzit e drejtësisë. Është një çështje diskrete dhe më duhen të dhëna për ta sqaruar më gjatë. Por fakti që janë përgjime të autorizuara dhe janë shoqëruar me veprime konkrete. Porositë që ka dhënë Veliaj për persona të tretë janë zbatuar pikë për pikë, tregojnë faktin se Veliaj mund të tentojë ushtrojë ndikim apo presion ndaj dëshmitarëve dhe të ndikojë në vullnetin e tyre.

Për këtë aspekt, prokurorët kanë pretenduar në sallë se Veliaj mund të intimidojë jo vetëm dëshmitarët, por të vërë në rrezik edhe marrjen e provës” – tha Lala.

Poll